Krahasoi beben e Meghan me majmunin, shkarkohet gazetari i “BBC”

10 maj 2019 | 12:13

Një postim i gabuar në “Twitter” i ka kushtuar me vendin e punës prezantuesit të “BBC”-së, Danny Baker. Ai krahasoi beben e porsalindur të çiftit Princ Harry-Meghan me një shimpanze. Personaliteti radiofonik nuk i mendoi gjatë pasojat kur zgjodhi të postonte  foton e një çifti që mbante prej duarsh një shimpanze të veshur me rroba, e që shoqërohej me fjalët “Bebja mbretërore del nga spitali”.

Edhe pse ai e ka fshirë fotografinë pak sekonda pas publikimit, kritikat ndaj tij kanë qenë të shumta.

Shumica e komentuesve e kanë parë këtë krahasim si ofendim ndaj nënës së dukeshës, Doria Ragland, e cila është shtetase afro-amerikane.

Shefat ekzekutivë të “BBC”-së u shprehën se prezantuesi tregoi “një gabim tejet serioz në gjykim”. Një gabim që e kuptoj edhe vet Baker, pavarësisht se me shumë vonesë, pasi dëmi tashmë ishte bërë.

Statusin e tij, ai e quajti “një gabim të pafalshëm, padyshim”, teksa shtoi se kërkonte ndjesë. “Do të kisha përdorur të njëjtën foto të kotë edhe për çdo fëmijë tjetër nga familja mbretërore, apo për fëmijën e Boris Johnsonit, apo edhe për fëmijën tim. E mendova si një foto argëtuese, ndaj nuk ishte në kontekstin negativ”, është justifikua më tej ai.

Baker, 61 vjeç, prezantonte një shfaqje në fundjavë në “BBC Radio 5”, për të cilën ka fituar edhe shumë çmime, qoftë për shfaqjen, ashtu edhe për veten si personalitet radiofonik./gsh.al/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës edhe një herë kanë kërkuar…