![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/08/Vetevendosje-LVV-Kosovo-600x360-1.jpg)
Krahasuar me zgjedhjet e kaluara, mbështetja për LV-në ra rreth 10 %
Mbështetësve u premtoi angazhim në “cep më cep” të Kosovës dhe ata i dhanë besimin, por krahasuar me zgjedhjet e para katër vjetëve, mbështetja për partinë e Albin Kurtit, Lëvizjen Vetëvendosje, ra për rreth 10%.
LV fitoi zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë me 41.29 për qind të votave, sipas përditësime të fundit nga KQZ.
“Ne do t’i vazhdojmë punët e mira që i kemi nisur në katërvjeçarin e kaluar dhe do të bëjmë shumë punë të tjera, në përputhje me zotimet tona, cep më cep Kosovës”, tha Kurti pas shpalljes së fitores.
Kurti udhëhoqi Qeverinë e Kosovës për katër vjet nga viti 2021 dhe për një periudhë disajavëshe në vitin 2020.
Nëse dhe me cilën forcë politike do të bashkohet kjo parti për të siguruar 61 deputetë në Kuvendin e Kosovës, nuk është ende e qartë, ashtu siç nuk është as politika që do të ndjekë.