Kraja: Ditë zie për letërsinë, rrugë të mbarë për në amshim, mik i çmuar
01 korrik 2024
| 15:08
Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, ka reaguar pas vdekjes se shkrimtarit Ismail Kadare.
Ai ka thënë se sot është ditë zie, por edhe çaste krenarie.
Me rastin e vdekjes së Ismail Kadaresë, Kraja ka publikuar një fotografi me shkrimtarin, duke shkruar: “Sot është ditë zie për letërsinë, por janë edhe çaste të mburrjes dhe krenarisë. Rrugë të mbarë për në amshim, mik i çmuar”.
Kadare vdiq sot në moshën 88-vjeçare, pas një arresti kardio-respirator.