Kraja: Marrëveshja për Asocacionin nuk qëndron mbi ligjin dhe Kushtetutën
Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, ka deklaruar se Marrëveshja për Asosacionin nuk qëndron mbi Ligjin dhe Kushtetutën.
Ai ka thënë se marrëveshja e Brukselit për Asociacionin është ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës, por nuk është ratifikuar nga Kuvendi i Serbisë, prandaj efekti i saj juridik ndërkombëtar është nul!.
Postomi i plotë i Krajës në “Facebook”:
MRRËVESHJA PËR ASOCIACIONIN NUK QËNDRON MBI LIGJIN DHE KUSHTETUTËN
Juristë dhe analistë, me shkollë dhe pa shkollë, nga padituria e tyre ose duke dashur t’i bëjnë favore Serbisë, nxjerrin në opinion një broçkull, se gjoja Marrëveshja e Brukselit për Asociacionin, duke qenë marrëveshje ndërkombëtare, qëndron mbi të gjitha ligjet dhe mbi vetë Kushtetutën e Kosovës. Jo dhe jo, nuk është e vërtetë! Sepse një marrëveshje ndërkombëtare hyn në fuqi pasi të ratifikohet nga parlamentet e dy vendeve respektive. Marrëveshja e Brukselit për Asociacionin është ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës, por nuk është ratifikuar nga Kuvendi i Serbisë, prandaj efekti i saj juridik ndërkombëtar është nul!..