Kraja: Vepra letrare e Kadaresë ka luajtur rol emancipues për Kosovën

03 korrik 2024 | 13:27

Vepra letrare e shkrimtarit Ismail Kadare ka luajtur rol emancipues për Kosovën dhe kosovarët.

Kështu ka thënë kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, në mbledhjen komemorative për shkrimtarin Ismail Kadare.

Kraja është shprehur se Kadare ka bërë më shumë se institucionet.

“Zëri i Kaderesë në mbështetje të Kosovës ka qenë frymëzim për shumë gjenerata intelektualësh, për një masë të gjerë të njerëzve në Kosovë. Në këtë pikë Kadare ka bërë më shumë se të gjitha institucionet. Zëri i tij, pavarësisht nëse vinte ka diskursi publik, ka qenë zë frymëzues. Bashkësisë ndërkombëtare i ka folur me gjuhë të qartë. Shqetësimet e Kadaresë kanë pasur jehonë të madhe në opinionin kosovar. Veprat letrare të Kadaresë, kanë luajtur rol emancipues për Kosovën dhe kosovarët”, ka thënë Kraja.

Në akademinë përkujtimore të organizuar nga AShAK, akademik Sabri Hamiti, ka thënë se me përkthimin e veprave të Ismail Kadaresë, ai ka fituar statusin e shkrimtarit të madh./KP

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Si një rrufe në qiell të hapur ka ardhur lajmi…