Kraki: Nuk e përjashtoj mundësinë që Haradinaj me deputetë ta votojë Haxhiun

24 prill 2025 | 22:45

Nezir Kraki, deputet i zgjedhur nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se nuk e përjashton mundësinë që AAK të premten të votojë për kandidaten e tyre për kryeparlamnetare.

Ai ka thënë se mendon kështu duke parë qëndrimin e tij pas seancës të së mërkurës, që sipas tij, Haradinaj u tregua më konstruktiv se dy partitë tjera PDK e LDK.

“Pas seancës, kur foli në media ishte më konstruktiv se Memli Krasniqi dhe ata LDK-së. Ai tha se duhet të kalohet kjo fazë, se ne synojmë pikën B, synojmë kryeministrin të opozitës. Unë se përjashtojë mundësinë që nesër z.Haradinaj me të vetit ta votojë kandidaturën e zonjës Haxhiu” ka thënë ai në emisionin “Këndi i Debatit në Tëvë 1.

Kraki ndonëse ka kritikuar gjuhën e Haradinajt në publik ndaj Albin Kurtit, ka thënë se vlerëson kontributin tij dhe familjes së tij.

Ai nuk ka treguar se personalisht këndë do ta pëlqente për bashkëqeverisje.

Duke folur për refuzimin që i bëri LDK ftesës së Kurtit ka thënë se kjo parti ka humbur një shans të madh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka konfirmuar se partia…