Krasniqi: Përherë mirënjohës atyre që dhanë çdo gjë për lirinë

16 qershor 2019 | 12:57

Zëvendësministrja e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Arbëreshë Krasniqi, me rastin e 20-vjetorit të Ditës së Çlirimit të Malishevës ka kujtuar të rënët për liri, përderisa ka shkruar: “Përherë do tu jemi mirënjohës martirëve, dëshmorëve dhe  intelektualëve, lufta dhe angazhimi i të cilëve i dha fund gjenocidit!”.

Ajo  e ka falënderuar dhe nënë e dëshmorit të kombit Avni Buçaj, e cila të vetmin djalë ia dha Kosovës.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Qytetarë të nderuar të Malishevës,
Urime 20 vjetori i Ditës së Çlirimit!

Në këtë ditë feste kujtojmë dhe falënderojmë të rënët për liri ku falë gjakut të tyre, Kosova gëzon e feston!
Përherë do tu jemi mirënjohës martirëve, dëshmorëve dhe intelektualeve, lufta dhe angazhimi i të cilëve i dha fund gjenocidit!

Lavdi Dëshmorëve dhe Martirëve të Kombit!

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një gjarpër i rrallë është zbuluar në Teksas të SHBA…