Krasniq pret në takim Ziadin Selën: PDK-ja do të angazhohet për shqiptarët në Maqedoni
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim Ziadin Selën, kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, kryetarin e Komunës së Gostivarit, Arben Taravari dhe kryetaren e Grupit Parlamentar të kësaj partie në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Ilire Dauti, me të cilët ka diskutuar për tema aktuale të interesit shtetëror e kombëtar.
“Përveç temave politike që preokupojnë qytetarët e dy vendeve tona, biseduam edhe për çështjen e masave kufizuese të vendosura nga Qeveria e Kosovës për të mos lejuar hyrjen e shtetasve të huaj pa dozën e tretë të vaksinës anti-Covid, ku shprehëm shqetësimin për pengesat që po u shkaktohen shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut gjatë hyrjes në Kosovë. Ne kemi reaguar në vazhdimësi lidhur me këtë duke kërkuar që Qeveria e Kosovës t’i shqyrtoj dhe ndryshoj këto kufizime”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka theksuar se si çdoherë, Partia Demokratike e Kosovës do të angazhohet për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, në veçanti me shqiptarët atje.