Krasniqi: 303 pacientë me Covid janë duke u trajtuar në QKUK dhe spitalet rajonale

20 korrik 2020 | 16:38

Ushtruesi i detyrës në Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, Valbon Krasniqi, ka bërë me dije gjatë vizitës në Gjilan se në QKUK dhe në spitalet regjionale janë duke u trajtuar 564 pacientë.

Ai ka thënë se prej tyre 303 janë të konfirmuar me koronavirusi, ndërsa të tjerët janë në pritje të rezultateve.

“Në spitalet tona rajonale dhe në QKUK momentalisht janë duke u trajtuar 564 pacientë të hospitalizuar, prej tyre 303 janë të konfirmuar me koronavirus, ndërsa të tjerët në pritje të rezultateve” .

“Nga këta pacientë 38 prej tyre janë në gjendje të rënduar shëndetësore, ku janë të kyçur në respiratorë, 14 janë të intubuar, ndërsa 24 janë me metodat tjera joinvazive të kyçur në respiratorë”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka theksuar se pajtimi…