Krasniqi: Aktakuza e Speciales më lëndoi më shumë sesa burgjet e torturat nga Serbia
05 prill 2023
| 10:47
Jakup Krasniqi ka marrë sot fjalën në Gjykatën Speciale.
Ish-zëdhënësi i UÇK-së, ka thënë se ndihet i njollosur nga aktakuza që ka ngritur Zyra e Prokurorit të Specializuar.
“Më ka lënduar aktakuza e ZPS-së, më shumë sesa burgjet e torturat nga Serbia”, ka thënë Krasniqi.
Ai e ka quajtur absurd njërin nga krimet e supozuara mbi të cilin ngarkohet.
“Është absurde të akuzohem për persekutimin e anëtarëve të LDK-së, kur unë isha vetë pjesë e kësaj partie”, ka thënë Krasniqi.
Ai tha se, pos tij, pjesë e këtij subjekti ishte edhe vëllai e mbesa e tij.