
Krasniqi: Alban Bujari me objektivin e tij portretizoi përjetësisht në histori dhembjen, qëndresën dhe triumfin tonë
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e fotoreporterit Alban Bujari.
Ai ka theksuar se Bujari me objektivin e tij portretizoi përjetësisht në histori dhembjen, qëndresën dhe triumfin e popullit të Kosovës për liri.
Krasniqi ka shkruar në “Facebook” se ai ka lënë një testament të pashlyeshëm të së vërtetës dhe të rrugëtimit tonë monumental.
“Me pikëllim të madh mora lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të Alban Bujarit, fotografit tonë të shquar, i cili me objektivin e tij portretizoi përjetësisht në histori dhembjen, qëndresën dhe triumfin e popullit tonë për liri. Me fotografitë e tij, Albani na la një testament të pashlyeshëm të së vërtetës dhe të rrugëtimit tonë monumental, duke i bërë ato momente pjesë të ndërgjegjës globale, përmes botimit në gazetat më të mëdha botërore. Ngushëllime familjes, miqve, kolegëve dhe gjithë atyre që patën fatin që ta njihnin. Do të na mungosh, Alban! Pusho në paqe”, ka shkruar Krasniqi.