Krasniqi: Albin Kurti ka qenë në dijeni për secilin skandal të vartësve të tij

11 shtator 2023 | 16:10

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi,  ka folur për zhvillimet në vend dhe në partinë që ai e drejton.

Krasniqi ka kritikuar punën e Qeverisë së Kosovës, e cila tashmë ka hyrë në vitin e saj të tretë të qeverisës.

Në këtë intervistë, Krasniqi ka thënë se kryeministri Albin Kurti është një lider me prirje totalitare dhe ka kontroll në gjithë qeverinë e madje edhe në parti dhe çdo segment, pasi sipas tij ai dëshiron ta ketë kontrollin e gjithçkaje.

Krasniqi është shprehur se Kurti ka qenë në dijeni për secilin skandal që ka qenë i përfshirë secili nga vartësit e tij.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milazim KRASNIQI Qeveritarët tanë lënë përshtypjen se nuk kanë haber…