Krasniqi apelon të festoni në shtëpi: Qindra pacientë po kalojnë momente të vështira

31 korrik 2020 | 14:19

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka thënë se me qindra pacientë nëpër spitalet tona janë duke kaluar momente të vështira në përballje me koronavirusin.

Prandaj, Krasniqi bëri thirrje që qytetarët të kenë kujdes në këtë festë së Bajramit dhe të shmangin vizitat familjare.

Ai bëri apel që kjo festë të festohet në shtëpi.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Festë në kohë pandemie

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës

Jemi duke kaluar nëpër situatë shumë, shumë të rëndë me pandeminë COVID-19. Me qindra pacientë nëpër spitalet tona janë duke kaluar momente të vështira në përballje me Koronavirusin, ndërkohë që shumë të tjerë tashmë kanë humbur jetën.

Andaj, edhe sot, në ditën e Festës së Kurban Bajramit jemi të detyruar të ju bëjmë thirrje sërish për kujdes.

Ju lus të festojmë në familjet tona, të qëndrojmë pranë familjeve tona.

Duke ngushëlluar të gjitha ata që humbën familjarët e tyre, duke ju uruar shërim të gjithë të sëmurëve nga COVID-19 dhe nga sëmundjet e tjera, ju uroj Festën e Kurban Bajramit gjithë besimtarëve islamë.

Festoni në shtëpi

Shmangni vizitat jashtë familjeve tuaja

Mbani maskat sa herë dilni nga shtëpitë

Mbani distancën fizike

Pastroni dhe dezinfektoni duart rregullisht.

Dhashtë Zoti që festat tjera t’i presim në ditë më të mira?.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Telekomit ka arritur marrëveshje…