Krasniqi: Aplikimi për anëtarësim në KE, hap i duhur
12 maj 2022
| 15:20
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se aplikimi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës është hap i duhur për të cilin s’do të duhej të kishte pasur hamendësim , që sipas tij, e kanë kërkuar të ndodhë sa më parë.
“E përshëndesim këtë nismë dhe si opozitë do ta mbështesim në të gjithë hapat e ardhshëm këtë proces, në mënyrë që kjo objektivë shtetërore e shoqërore të realizohet sa më parë”.
“Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, jo vetëm që e ofron Kosovën me vlerat demokratike evropiane, por i hapë perspektivë të re dhe shumë të nevojshme institucioneve të Kosovës, qytetarëve dhe shoqërisë tonë në përgjithësi”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.