Krasniqi: Arrestimi i Maqastenës shpërfaq inferioritetin e Kosovës karshi Serbisë

16 dhjetor 2020 | 00:27

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, ka reaguar pas arrestimit të asamblistit, Blerim Maqastena, nga autoritetet serbe në Merdarë.

Krasniqi ka deklaruar se ky arrestim shpërfaq inferioritetin e Kosovës karshi Serbisë. “Ne e kemi shokë dhe bashkë aktivist dhe kjo çështje është me e ndjeshme për neve edhe për shkak të afërsisë që e kemi me të. Por, para se të gjithave çështja e arrestimit të Blerimit për neve shpërfaqë më shumë inferioritetin e Republikës së Kosovës më saktësisht Qeverisë karshi Serbisë sepse jemi duke folur për një rast i cili proceduralisht është dashur të kalohet jashtëzakonisht lehtë”, ka thënë Krasniqi në “Edicionin Special” në “Klan Kosova”.

 

Krasniqi mes tjerash theksoi se institucionet shtetërore do duhej të bënin më shumë për këtë rast.

“Gabimisht kanë kaluar kufirin dhe i kanë njoftuar autoritetet e Kosovës që e kanë kaluar gabimisht kufirin për shkak të mjegullës, janë njoftuar edhe autoritetet e Serbisë që dyshohet se dy qytetarë e kanë kaluar gabimisht kufirin dhe prapë trajtimi që iu është bërë është sikur janë dy kriminelë”.

“Është dashtë që institucionet e Republikës së Kosovës prej ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, e tutje të reagojnë në një mënyrë më të ashpër dhe të bëjnë më shumë presion për këtë rast sepse jemi duke folur për qytetarë të Republikës së Kosovës”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Zgjoi” (Hive), filmi debutues i regjisores dhe skenaristes Blerta Basholli,…