Krasniqi: Asnjë vendim nuk mund të merret në Qeveri pa mbështetjen e PDK-së

23 nëntor 2018 | 14:52

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka bërë me dije se në mbledhjen e sotme të Kryesisë së kësaj partie është diskutuar për situatën e sigurisë në veri.

“Për ne është shqetësuese nëse kjo situatë degradon për shkak të veprimeve të kujtdo qoftë atje, që mund të nxiten qoftë nga Beogradi, apo nga të tjerët. Për ne është e rëndësishme që t’i garantojmë qytetarët kosovarë pa dallim, se askush nuk do të cenohet në kuptimin e sigurisë në veri të vendit”, ka thënë Krasniqi, raporton “Epoka e re”.

Krasniqi ka thënë se PDK-ja i ka dhënë mbështetje vendimit të Qeverisë për taksë 100 për qind për produktet e importuara nga Serbia.

Në këtë kontekst, Krasniqi ka thënë se asnjë vendim në Qeveri nuk mund të merret pa mbështetjen e PDK-së.

“PDK-ja është pjesë e Qeverisë dhe asnjë vendim nuk mund të merret pa mbështetjen e PDK-së”, ka deklaruar Krasniqi.

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/kosovapress/videos/370602053676227/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rihanna ka mahnitur me fotografitë më të fundit për Savage…