Krasniqi: Asociacioni i marrëveshjeve të Brukselit nuk është asociacion

25 mars 2018 | 13:34

Kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ua ka tërhequr vërejtjen institucioneve të Kosovës për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në profilin e vet në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se asociacioni i marrëveshjeve të Brukselit as nuk ishte e as nuk është asociacion.

“Shkurt, asociacioni i marrëveshjeve të Brukselit as nuk ishte e as nuk është asociacion, meqenëse secili njeri normal do të duhej ta dinte se po të ishte fjala për asociacion, për të cilin flasin të gjitha dokumentet e apostrofuara më lart, pse duhej të ishte pjesë e bisedimeve në mes të Kosovës e të Serbisë në Bruksel, duke krijuar njëkohësisht konfuzion por edhe derivuar detyrime që do t’i kushtojnë Kosovës. Kujdes!”, ka shkruar Krasniqi.

Sipas tij, asociacioni i marrëveshjes së Brukselit është antikushtetues.

“Kuvendi i Kosovës, si institucioni më i lartë i vendit, nëse dëshiron të jetë e të mbetet në rolin e institucionit përfaqësues, duhet që t’i thotë me Jo të madhe çdo varianti tjetër të asociacionit veç atij që e ka dhe për të cilin e ka Statutin e tij. Përndryshe deputetët shkelin betimin e dhënë dhe bëjnë tradhti ndaj vendit e kombit. Nëse tanimë miu nuk e ka bërë udhën e tij!”, ka deklaruar Krasniqi.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia afgane ka bërë me dije se të paktën një…