Krasniqi: Baca Fazli ishte një burrë që secilën ditë ia kushtoi Kosovës

07 korrik 2021 | 11:59

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas vdekjes se babait të Kadri Veselit.

Ai ka ngushëlluar familjen e ish-kryetari të PDK-së, duke thënë se mendjet dhe zemrat e tyre sot janë pranë Veselit në Hagë dhe familjes Veseli në Mitrovicë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar baca Fazli ishte një burrë që secilën ditë ia kushtoi Kosovës.

 

Postimi i plotë i Krasniqit:

Lamtumirë, Baca Fazli!

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për vdekjen e Fazli Veselit, babait të kryetarit Kadri Veseli.

Baca Fazli ishte një burrë që gjatë gati një shekulli jetë, secilën ditë ia kushtoi Kosovës.

Si baba, ai rriti dhe edukoi të gjithë fëmijët e tij në frymën atdhetare.

Si shqiptar, sakrifikoi dhe dha gjithçka nga vetja për lirinë e vendit tonë.

Prandaj, sot, mendjet dhe zemrat tona janë pranë kryetarit Veseli në Hagë dhe familjes Veseli në Mitrovicë.

Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, ngushëllimet më të thella.

Pusho i qetë, Baca Fazli!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përveç Kampionatit Evropian, ku sot do të mësohet finalja e…