Krasniqi: Ballkani gjatë gjithë vitit ishte skuadra më e mirë në Superligë

20 korrik 2020 | 11:35

Trajneri Ramiz Krasniqi ka analizuar ndeshjen Ballkani-Prishtina, derisa e ka cilësuar si një ndeshje të bukur por që rezultati nuk i konvenoi asnjërës skuadër.

Gjithsesi, lufta për titull mbetet ashpër për Ballkanin pasi tash duhet t’i fitojë dy ndeshjet e mbetura.

“Ky barazim i komplikon shanset për titull pasi i ka humbur dy pikë. Unë mendoj se gjatë gjithë vitit Ballkani ka qenë skuadra më e mirë dhe ka pasur paraqitje jashtëzakonisht të mira, rezultate dhe lojë të bukur, duke i motivuar edhe kundërshtarët të luajnë mirë”, ka thënë Krasniqi në “Arena Sportive” në RTK.

“Ballkani është një ekip simpatik dhe i mirë, por e ka kapur një krizë nga përfundimi. Kanë lojë të mirë por nuk po kanë rezultat pasi nuk po i finalizojnë rastet”.

“Sa i përket ndeshjes me Prishtinën jam kënaqur së pari si shikues dhe nga aspektin profesional kam parë një ndeshje fantastike, pasi kishte vrapim, përkulim të topit. Pra kishte gjithçka që kërkohet nga loja e futbollit”.

“Unë shpresoj se edhe skuadrat tjera të luajnë në këtë formë siç luajtën Ballkani e Prishtina. Është shembull fantastik ”, ka përfunduar Krasniqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Wanda Nara ka 6.6 milionë ndjekës në “Instagram”, me të…