Krasniqi: Bashkimi i Luginës me Kosovën duhet të kërkohet në Bruksel
05 shtator 2018
| 13:37
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se ata që nuk kanë besuar në lirinë e Kosovës, që nuk kanë besuar në krijimin e shtetit të Kosovës, sot nuk po besojnë as në mundësinë e bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën.
Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Krasniqi ka thënë se pavarësisht kësaj, Kosova duhet ta kërkojë këtë në tavolinën e bisedimeve në Bruksel.