Krasniqi: Bedri Hamza u nominua nga unë, është kandidaturë ndryshe nga ato që i kemi në skenën politike
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se PDK-ja me nominimin e Bedri Hamzës për postin e kreyministrit ka bërë zgjidhjen e duhur.
”PDK-ja ka kërkuar që të ketë zgjedhje të parakohshme sepse kemi konsideruar se vendi është në një drejtim të gabuar dhe çdo ditë në këtë qeverisje, është ditë e humbur për qytetarët tanë”, tha Krasniqi.
Ai tutje ka shtuar se Hamza është kadidati i qytetarëve të Kosovës që garon me PDK, teksa ka shtuar se është kandidaturë ndryshe nga ato që janë në skenën politike.
”Bedri Hamza është nominuar nga unë, ka marrë mbeshtetjen e të gjithëve, mbështetjen time dhe është kandidati më i duhur dhe i përgaditur për kontekstin aktual në të cilin gjendet vendi jonë. Qyetarët janë hequr nga fotografia e pergjithshme e vendimarrjes dhe diskutimit, Hamza është kandidati i duhur për të gjithë qytetarët, video e Hamzës që ka ftuar qyetetarët është ne frymën e fushatës që do ta shohim në vazhdimësi se është pranë qytetareve pa dallim, Hamza është kandidati i qytetarëve të Kosovës që garon me PDK është kandidaturë ndryshe nga ato që i kemi në skenën politike”, tha Krasniqi në rtv21.tv.