Krasniqi, Bill Clintonit për ditëlindje: Urime miku i përjetshëm i popullit të Kosovës
19 gusht 2022
| 14:49
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka uruar ish-residentin e ShBA-së, Bill Clinton me rastin e ditëlindjes së tij të 76-të.
Krasniqi në një postim në llogarinë e vet në “Facebook” është shprehur se Clintoni do të mbetet gjithmonë lideri me bindje të drejtë, zemër të madhe e miku përjetshëm i popullit të Kosovës.
“Si popull dhe si shtet, nuk do të harrojmë asnjëherë kontributin dhe vendosmërinë e presidentit Clinton për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Urime, shëndet dhe jetë të gjatë, president! Jemi me fat që të kemi!”, ka shkruar Krasniqi.