Krasniqi: Deklaratat e mia si zëdhënës, pjesë e propagandës së luftës
05 prill 2023
| 10:56
Jakup Krasniqi para trupit gjykues, ka thënë se gjatë kohës sa ka qenë zëdhënës i UÇK-së, është përpjekur që përmes deklarimeve të mbajë shpresën te populli për të vazhduar rezistencën.
“Në rolin tim si zëdhënës i UÇK-së jam përpjekur të jap përshtypje se jemi një strukturë e organizuar mirë për të mbajtur shpresë te populli”, ka thënë Krasniqi.
Prandaj, Krasniqi ka thënë se “deklaratat e mia duhet të shihen si pjesë e propagandës për të afirmuar luftën tonë çlirimtare”.