Krasniqi deklarohet për debatin UÇK-FARK

23 prill 2018 | 23:53

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se debati i fundit UÇK-FARK është i keqpërdorur politikisht.

Pak ditë pas përplasjes së deputetëve Anton Quni i LDK-së dhe Xhavit Halitit të LDK-së, Krasniqi ka thënë se debatet e tilla duhet të bëhen përmes informacioneve dhe dokumenteve.

“Unë mendoj se ky debat është keqpërdorur politikisht. Për këtë debat duhet të flasin ata që janë akterë në të vërtetë, bartës e që kanë informacione. Çfarëdo debati që nxit ndasi mendoj se është i dëmshëm, por një e vërtetë historike duhet të ekzistojë. Duhet të flasin historianët, por jo historianë në shërbim të politikave, por duke u nisur nga informacionet që janë në dispozicion, dokumentet edhe akterët që janë gjallë. S’është debat për histori që të shkosh në studio televizive e me fol çka ta merr mendja, pavarësisht kush. Duhet të flitet me dokumente, me njerëz që kanë marrë pjesë në këtë zhvillim. Bartësit kryesorë s’kanë folur. Pastaj duhet të flasin të tjerët. Kontributi i askujt nuk duhet të mohohet. Të gjithëve që kanë rrezikuar për lirinë e Kosovës duhet hequr kapelën, por nëse ka pas devijime, probleme, që kanë rrjedhë prej nismave të caktuara duhet t’i dimë edhe ato”, ka thënë Krasniqi në “Interaktiv”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Së paku dhjetë këmbësorë u goditën nga një furgon në…