Krasniqi dënon djegien e shtëpisë në veri: Sulmet nuk ndalin kthimin e banorëve
17 shtator 2024
| 11:16
Ministri i Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka dënuar djegien e një shtëpie në veri, e cila është ndërtuar nga Qeveria e Kosovës.
Ai ka thënë se kërcënimet, shantazhet, pamfletat terroriste, nuk i frikësojnë qytetarët dhe as nuk e ndalojnë punën tonë për sigurimin e banimit të qëndrueshëm.
“Qeveria e Republikës së Kosovës e dënon fuqishëm këtë akt dhe as ky e asnjë sulm tjetër nuk e ndal kthimin e banorëve në pronat e tyre”, ka shkruar ai në “Facebook”.
Krasniqi ka thënë se ky sulm është nxitje e mosdurushmërisë etnike e cila nxitet nga Vuçiqi i cili ka mbetur i mbyllur në propagandën e tij dhe e ka humbur kontrollin e strukturave paralele në pjesën veriore.