Krasniqi: Deri në fund të korrikut do të kemi kryesi të re të PDK-së
15 korrik 2021
| 15:09
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka bërë me dije se deri në fund të muajit korrik do ta propozojë Kryesinë e re të partisë në Këshillin Drejtues.
Këto komente, Krasniqi i ka bërë pas takimit me mësues dhe figura të rëndësishme të artit dhe kulturës në Prizren.
Krasniqi ka konfirmuar se edhe emrat e kandidatëve për kryetar të komunave për zgjedhjet lokale që do të mbahen me 17 tetor do të bëhen muajin tjetër.
“Deri më datën 16-17 gusht do të shpallen të gjitha kandidaturat. Deri në fund të muajit do ta plotësojë Kryesinë e re në Këshillin Drejtues”, ka thënë Krasniqi.