![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/01/BeFunky-collage-11-scaled.jpg)
Krasniqi dhe Mustafa kanë sot ditëlindjen, festojnë në Hagë
01 janar 2021
| 09:23
Salih Mustafa e Jakup Krasniqi, dy ish-pjesëtarët e UÇK-së, sot festojnë ditëlindjet e tyre.
I lindur më 1951 në fshatin Negroc të Drenasit, ish-zëdhënësi i UÇK-së, sot mbush 70 vjet.
Më 1 janar është i lindur edhe Salih Mustafa, i cili mbush sot 49 vjet.
Të dy të lartëpërmendurit do të kremtojnë ditëlindjet e tyre në Hagë, pasi që ata gjenden në paraburgim në Speciale nën akuzat për krime lufte.