Krasniqi dhe Nrekiç pajtohen për rritjen e bashkëpunimit në fushën e turizmit
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, priti në takim kryetarin e Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiç, ku kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në fushën e turizmit në mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Ministri Krasniqi theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është duke punuar që turizmin ta zhvillojmë edhe më shumë, që edhe qytetarët e rajonit të vijnë dhe ta vizitojnë Kosovën.
Ministri bëri të ditur se Kosova ka shumë potencial turistik malor, dhe sipas tij, bashkëpunimi Kosovë –Mali i Zi mund të sjell shumë rezultate.
“Ky takim nuk do të jetë i fundit, deri në konkretizimin e marrëveshjeve në fushën e turizmit. Bashkëpunime Kosovë dhe Mali i Zi ka pasur gjithmonë dhe ne do të mundohemi që këtë bashkëpunim ta shtrijmë në të gjitha fushat. Kosova ka shumë bukuri natyrore, dhe ka shumë vende që ja vlejnë të vizitohen, ndërsa ne nuk e kemi detin. Mirëpo mund tëfunksionojmë si dy vende, duke kombinuar turizmit”, u shpreh Krasniqi, thuhet në komunikatën e MTI-së.
Ndërsa kryetari i Ulqinit, LoroNrekiç, ka deklaruar se qytetarët e Kosovës janë të familjarizuar me Ulqinit, sepse tradicionalisht e kanë vizituar dhe i kanë kaluar pushimet.
Ai tha se janë duke punuar që të krijojnë kushte sa më të mira duke shtuar edhe kujdesin për vizitorët për tu mbrojtur nga pandemia.
Në takim u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit ndër institucional, shkëmbimin e përvojave në fushën e turizmit dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare.
(A. M / Epoka e re)