Krasniqi dhe Xhaferi dënojnë agresionin rus ndaj Ukrainës

04 mars 2022 | 16:29

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike në të dy vendet dhe për pushtimin rus në Ukrainë.

Krasniqi ka thënë se tashmë Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë dënuar ashpër agresionin e Rusisë kundër Ukrainës.

“Kisha kënaqësinë që sot, në Partinë Demokratike të Kosovës, ta pres delegacionin parlamentar të Maqedonisë së Veriut të kryesuar nga kryeparlamentari dhe miku ynë, Talat Xhaferi.  Bashkë diskutuam për shumë tema që lidhin dy vendet tona, zhvillimet aktuale politike në vend, rajon, Evropë si dhe për rritjen e bashkëpunimit të mëtutjeshëm ndër-parlamentar. Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë dënuar ashpër agresionin ushtarak të Rusisë në Ukrainë, për çka dy Kuvendet tona kanë miratuar tashmë edhe rezoluta konkrete. Kryeparlamentarin Xhaferi e falënderova për mbështetjen e tij dhe të Maqedonisë së Veriut për Kosovën, veçanërisht në synimin tonë për anëtarësim në institucione e organizata ndërkombëtare”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fundjavë zhvillohet xhiroja e 21-të në Art Motion Superligën…