Krasniqi: Dhuna me bazë gjinore, alarm urgjent për të gjitha institucionet e shtetit
30 nëntor 2022
| 20:21
Edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar për vrajsen e një gruaje në oborrin e QKUK-së.
Krasniqi ka theksuar se kjo vrasje është tragjike, mizore dhe çnjerëzore.
“Pa fjalë nga krimi në QKUK, ku një burrë dyshohet se ka vrarë ish-gruan e tij shtatëzënë. Ngushëllimet më të thella familjes për humbjen e familjares së tyre”.
“Megjithëse është vështirë të gjendet dënim që shpaguan këtë krim makabër, ftoj organet e drejtësisë të reagojnë me tërë fuqinë dhe kompetencën e tyre ndaj autorit”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.
Krasniqi ka theksuar se dhuna me bazë gjinore është alarm urgjent për të gjitha institucionet e shtetit. “Duhet të veprohet sot. Shpejtë. Pa kompromis!”, ka shkruar lideri i PDK-së.