Krasniqi diskutoi për sfidat e sektorit të sigurimit me pronarin e “Besa Security”
01 mars 2019
| 12:54
Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), kryesuar nga Kryetari i bordit Skender Krasniqi, u pritën në takim nga Abedin Hasani pronar i biznesit “Besa Security”.
Gjatë këtij takimi u diskutuan për sfidat e të bërit biznes dhe problemet që hasen gjatë operimit, ku biznesi në fjalë adresoi disa shqetësime në raport me Komunën e Prishtinës.
“Krasniqi theksoi se Oda e Afarizmit është e përkushtuar që maksimalisht të përkrahen bizneset dhe të eleminohen barrierat me të cilat mund të përballen, duke qenë akterët kryesor të zhvillimit ekonomik të vendit. Të dy palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit reciprok me qëllim të përfaqësimit të bizneseve dhe lobimit drejt zgjidhjes së tyre”, thuhet në njoftimin e OAK.