Krasniqi: Do t’ju bëj krenar secilin prej jush

31 korrik 2023 | 11:24

Boksieri i suksesshëm shqiptar Robin Haxhi Krasniqi është duke u përgatitur maksimalisht për meçin më special dhe më emocionues në karrierën e tij.

Boksieri junikas do të boksojë për herë të parë në vendlindjen e tij, në Kosovë pasi bëri karrierë të bujshme në Evropë dhe në botë, duke u shpallur madje edhe kampion i botës në boksin profesionist. Siç dihet Krasniqi më 5 gusht do të zhvillojë meçin e radhës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Boksieri kampion nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka falënderuar të gjithë për mbështetjen që po ia japin para meçit të 5 gushtit. Ai nuk ka hezituar që të bëjë një premtim të madh për tifozët shqiptarë, të cilët do të ndjekin me kënaqësi të madhe të shtunën që vjen, disa mijëra në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë e të tjerët përmes ekranit televiziv.

“Ju faleminderit nga zemra të gjithëve, për përkrahjen e madhe! Unë, biri yt Kosovë, do të bëj krenar vendin tim dhe do të ju bëj krenar më 5 gusht, secilit prej jush. Ju pres që të përjetoni nga afër emocionet, adrenalinën dhe kënaqësinë që do të ofrojë ky event”, ka shkruar Krasniqi, i cili më pas bëri të ditur se biletat për të parë nga afër këtë meç mund të gjinden online tek @ravetravel.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar ashpër lidhur me deklaratat e…