Krasniqi: Dua të shpallem kampion dhe sa më shumë gola për Cluj

15 janar 2023 | 19:28

Sulmuesi kosovar Ermal Krasniqi ka folur për herë të parë si lojtar i skuadrës romune CFR Cluj.

Ai debutoi me gol në ndeshjen e parë të tij me fanellën e kampionit romun dhe pas ndeshjes u shpreh shumë u lumtur për këtë.

“Jam shumë i lumtur për golin dhe shpresoj që me këtë ritëm dhe këtë lojë të bukur të vazhdojmë edhe më tutje që ta ndihmoj ekipin dhe objektivat e tij. Jam shumë i lumtur që kam ardhur ne Cluj dhe më kanë pritur shumë mirë si nga kryesia dhe të gjithë bashkëlojtarët. Shpresoj që të paraqitemi sa më mirë në Ligën e Konferencës dhe pastaj edhe në ligë.”, tha fillimisht Krasniqi.

Ai më pas tha se dëshiron të shpallet kampion me Ckuj dhe të shënoj sa më shumë gola.

“Objektivi im është që të shënojë sa më shumë gola dhe ta ndihmoj klubin që t’i arrijë objektivat e tij dhe të shpallemi kampion.”, tha ai në fund.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para pak çastesh, në linjën e Trafiku Urban Prishtinë nr.…