Krasniqi: Dy ditë nga pranimi i marrëveshjes me Serbinë, Kurti nuk e sqaron çfarë ka pranuar

01 mars 2023 | 16:38

Analisti Albert Krasniqi, ka kritikuar kryeministrin  e Kosovës, Albin Kurti për mostransparencë në procesin e dialogut me Serbinë.

Ai ka bërë me dije se kanë kaluar dy ditë që Kurti ka pranuar marrëveshjen me Serbinë dhe nuk e ka thënë asnjë fjalë për publikun për të sqaruar atë që e ka pranuar të hënën në Bruksel.

“Kanë kaluar dy ditë prej që kryeministri Kurti ka pranuar marrëveshjen me Serbinë,  e dy vite që e negocion këtë marrëveshje dhe asnjë fjalë për publikun për të sqaruar atë që ka pranuar. Kur i duhet të shtyjë përpara interesat partiake, nuk heziton të flas në emër të popullit. Kur popullit i duhen informata e kërkon llogari, ai është vet populli”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tottenhem Hotspur dhe Formula 1 kanë nënshkruar një marrëveshje 15-vjeçare…