Krasniqi e falënderon Hoxhajn për punën dhe respektim të parimit që ta mbajë vetëm një pozitë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka falënderuar deputetin Enver Hoxhaj i cili ka vendosur ta respektoj parimin e Konventës së PDK-së që deputetët mos të mbajnë pozita të dyfishta duke qenë edhe anëtarë të Kryesisë.
Krasniqi përmes llogarisë së tij në Facebook, ka shkruar se çasja e profesor Hoxhajt për ta respektuar këtë parim është shumë pozitive në mbështetje të reformave për fitore të reja të PDK-së. Deklarata e plotë e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi: Falënderoj mikun tim, profesorin Enver Hoxhaj për punën dhe kontributin e madh në udhëheqje të Partisë Demokratike të Kosovës, në veçanti për punën e tij si u.d kryetar i PDK-së në kohë të vështira për ne dhe për Kosovën.
Ndonëse ne kishim vendosur në Konventën e dhjetë të PDK-së që deputetët tanë ta kryejnë vetëm punën në Kuvend, pa mbajtur pozita të dyfishta edhe në Kryesi të partisë, në respekt të kontributit dhe punës së tij, unë e kam propozuar profesor Hoxhajn që të jetë edhe pjesë e Kryesië së re, por ai ka vendosur ta respektoj plotësisht parimin e dalë nga Konventa duke mbajtur vetëm detyrën e deputetit të PDK-së në Kuvend.
E falënderoj shumë për këtë çasje pozitive të tij dhe për ofrimin e gjithë mbështetjes që ka dhënë dhe do të japë për reformat dhe fitoret e PDK-së për Kosovën.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=355000509332019&id=100044662171388&sfnsn=mo