Krasniqi e quan kryevepër filmin dokumentar që portretizon jetën dhe karrierën e Toni Kukës
27 nëntor 2024
| 11:30
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi mbrëmë mori pjesë në premierën e filmit dokumentar “Sensei”, i cili portretizon jetën dhe karrierën e trajnerit, Driton “Toni” Kuka.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook” me disa fotografi, kreu i PDK-së, ka thënë se me “Tonin” njihet që moti dhe se i njëjti është aset kombëtar.
Krasniqi ua ka sugjeruar ndjekësve të tij ta shohin dokumentarin i cili dëshmon kontributin e trajnerit për xhudon dhe shtetin e Kosovës.