Krasniqi e quan retorikë demagogjike debatin për dialogun

30 korrik 2018 | 19:53

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, e ka komentuar debatin parlamentar për dialogun me Serbinë.

Ai ka thënë se retorika demagogjike e përdorur nga disa deputetë në këtë debat është bërë vetëm sa për të shkëputur ndonjë votë.

“Debati i sotëm në Kuvendin e Kosovës në vend që nga tembeli i tundur në tpi të nxirrte tlynin, nuk po dihet nëse do të arrin ta nxjerrë hirrën?! Retorika demagogjike, ndoshta, do t’ia arrin ta shkëputë ndonjë votë, ashtu si është bërë edhe deri më tani. Në një shoqëri që vota është qëllim në vete, ndryshimi është iluzion. Unë lutëm që populli ynë të çlirohet nga kjo praktikë mjerane!”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhevahire Izmaku, ka…