Krasniqi: E tepërt është kjo! Marre ju qoftë!

19 maj 2021 | 22:13

Ish-zëvendëministri i Qeverisë së Kosovës e zyrtari i lartë i Nismës, Mevludin Krasniqi ka reaguar pas shkarkimit të ambasadorit të Kosovës në Tiranë, Nait Hasani nga MPJ-ja dhe nga presidentja e Kosovës.

“E paskan shkarkuar edhe Nait Hasanin, njërin nga themeluesit dhe udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”, ka shkruar në reagimin e tij në “facebook”, Krasniqi.

Mediat po shkruajnë se Presidentja Vjosa Osmani dhe Ministrja  Donika Schwarz kanë shkarkuar disa ambasador, mes tyre edhe ambasadorin Nait Hasani!

E paskan shkarkuar edhe Nait Hasanin, njërin nga themeluesit dhe udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

E paskan shkarkuar edhe atë, që në vitin 1997 nga Serbia fillimisht ishte kindapuar, e më pas me 48 vjet burg  ishte dënuar!

Dhe sot, Kosova shtet, i lirë dhe i çliruar, E PASKA SHKARKUAR !!!

Mjerim.

(Foto e para luftës, Rexhep Selimi, Fatmir Limaj, Nait Hasani)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vijon të përshkallëzohet konflikti në Lindjen e Mesme. Ushtria izraelite…