Krasniqi e vazhdon karrierën në Indi

24 gusht 2021 | 14:10

Liridon Krasniqi huazohet tek skuadra Odisha FC në Superligën e Indisë.

Sulmuesi Liridon Krasniqi ka arritur marrëveshje me ekipin e Odisha Fc në formë huazimi. Krasniqi e filloi karrierën si futbollist në Republikën Çeke, për të bërë më pas karrierë në Turqi në klube si Ankaraspor.

Në vitin 2015 ishte transferuar në Malajzi, ndërsa në dy vitet në vijim kishte fituar dy tituj. Krasniqi ishte pjesë e ekipit të kombëtares shqiptare U-21, derisa ka qenë pjesë edhe Kosovës. Ai luan tani për Kombëtaren e Malajzisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë sërish ka aprovuar kërkesat për hudhje…