Krasniqi edhe në takimin me zëvendësdrejtorin e EEAS-it kërkon heqjen e masave të BE-së
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi është takuar me zëvendësdrejtorin menaxhues për Evropë në Shërbimin Demokratik të Bashkimit Evropian (EEAS), Marko Makoveq.
“Sot, në Bruksel, me zëvendësdrejtorin menaxhues për Evropë në EEAS, Marko Makovec, diskutuam për zhvillimet aktuale ne Kosovë e rajon dhe për procesin e integrimit evropian, me theks të veçantë për pakon e zgjerimit 2023 dhe planin e ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor”.
“Në këtë kuadër, vlerësova që edhe Kosova, e cila fatkeqësisht ka mbetur e fundit në këtë proces, duhet ta ketë vendin e vet meritor dhe një perspektivë evropiane të prekshme dhe të qartë”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.
Edhe te Makoveci, Krasniqi ka thënë se ka kërkuar që Bashkimi Evropian (BE) t’i heqë masat ndaj Kosovës.
“Edhe në këtë takim, kërkova që Bashkimi Evropian t’i heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat po i dëmtojnë qytetarët tanë”, ka shkruar Krasniqi.