Krasniqi: Emri i Shyqri Nimanit do të mbetet përgjithmonë i lartësuar
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se me dhimbje ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të profesorit dhe artistit tonë kombëtar, Shyqri Nimani.
Me këtë rast, Krasniqi ka ngushëlluar familjen Nimani, duke thënë se emri profesor Shyqri Nimanit do të mbetet përgjithmonë i lartësuar nga shteti i Kosovës.
“Ai ishte pionier i dizajnit grafik në Kosovë, njëri nga themeluesit e Departamentit të Dizajnit Grafik në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës, si dhe kontribuues i madh në themelimin dhe zhvillimin e shumë institucioneve tona të artit. Në historinë më të re të shtetit të Kosovës, emri i Shyqri Nimanit do të mbetet përgjithmonë i lartësuar, si mjeshtri që shkroi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Nimani, studentëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të profesorit Nimani. Prehu në paqe, profesor!”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.