Krasniqi: ‘Epopeja e UÇK’-së shënoi kthesën më të madhe në historinë e kombit tonë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, së bashku me bashkëpartiakët, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Pas homazheve, ai ka vlerësuar lartë sakrificën e familjes Jashari.
I pari i PDK-së ka bërë me dije se lufta dhe sakrifica e kësaj familje ka shënuar kthesën më të madhe në historinë e kombit shqiptar.
“Sa herë që jemi në Prekazin legjendar në këtë vend ku i ka rrënjët liria e popullit tonë, padyshim që kemi emocione e sidomos gjatë Epopesë së UÇK-së, gjatë Epopesë së familjes Jashari, sepse këto janë datat të cilat shënojnë kthesën më të madhe në historinë e kombit tonë”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka vlerësuar se vizita në këtë kompleks shërbim edhe si frymëzim.
“Sepse ato kur ndodhën në vitin 1998 jo vetëm që zgjuan vetëdijen tonë kombëtare por ato për herë të parë morën edhe vëmendjen ndërkombëtare gjë që ndihmojë në masivizimin e luftës çlirimtare të UÇK-së në kryengritjen e përgjithshme popullore e cila rezultoi me çlirimin tonë e me vonë edhe me ndërtimin e shtetit që e kemi. Andaj e kemi për obligim jo vetëm ta kujtojmë me krenari, ndër e respekt gjithmonë sakrificën titanike të familjes Jashari në krye me komandanti legjendar Adem Jashari, por edhe të frymëzohemi gjithmonë nga kjo sakrificë e lavdishme për të bërë punë të mira për venin ton dhe qytetarët tanë”, është shprehur Krasniqi, raporton “EO”.