Krasniqi: Është vonë që presidentja Osmani të distancohet nga Kurti

09 shtator 2024 | 19:25

Rrezarta Krasniqi, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se reagimi i presidentes Vjosa Osmani ndaj kryeministrit Albin Kurti është i vonë.

“Është vonë që presidentja të distancohet nga kryeministri Kurti, sepse ata bashkë kanë hyrë në zgjedhje, nuk ka reaguar në shumë raste e mendoj që tash është vonë reagimi i saj që e pamë”

Sipas Krasniqit, nëse presidentja do të reagonte më herët, sanksionet ndaj Kosovës apo mospranimi në Këshill të Evropës, ndoshta nuk do të ndodhnin.

“Nëse kishte reaguar më herët, ndoshta nuk do të kishin ndodhur si sanksionet mospranimi në Këshill të Evropës, me dorëheqjen e Martin Berishajt, tash është vonë”.

Ajo shton se presidentja Osmani ka qenë bashkëpuntore e ngushtë e Kurtit, ndërsa në këtë kohë Krasniqi thotë se “tash po shihet që kanë raporte jo të mira mes vete, po shihet edhe në takime.”

E për vizitën e shefit të Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, Krasniqi thotë që për Lëvizjen Vetëvendosje ishte diçka e “madhe”, pasi sipas saj, LVV-ja, “nuk janë mësuar të presin ndërkombëtar”.

“Pas vizitës së shefit të CIA-s që ishte në Kosovë, ka qenë vizitë e mirë, por për VV-në ishte e madhe sepse nuk janë mësuar të presin ndërkombëtar, sic duket takimi i tij la diçka që këta të shukaten, por ka deputetë që nuk i dëgjon askush, sepse të ata pavarësisht përqindjes, vendos vetëm një njeri ajo është Dejona Mihali,” tha Krasniqi në RTV Dukagjini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sigal Prishtina është skuadra e parë finaliste e Superkupës së…