Krasniqi falënderon deputetët që votuan pro Kosovës: Presim votimin final të Komitetit të Ministrave të Jashtëm

16 prill 2024 | 20:41

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka mirëpritur votimin për Kosovën në Asamblenë Parlamentare. 

“Me mbi 2/3 të votave, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi sot Raportin që i hapë rrugë anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë. Mirënjohje për të gjithë ata që kanë punuar me vite të tëra për këtë sukses të rëndësishëm për vendin tonë. Falënderim për të gjithë ata që me votën e tyre sot e shtynë përpara këtë proces për Kosovën”, shkroi Krasniqi në Facebook.

“Veçanërisht, e falënderoj mikun tim, Iulian Bulai, deputetin rumun, i cili si Kryetar ne APKE i grupit te ALDE-s, anetare e se cilit eshte edhe PDK, bashkë me deputetët e grupit tonë, ka kontribuar ne çdo hap të këtij procesi. Tani, me optimizëm, angazhim dhe lobim, presim votimin final të Komitetit të Ministrave të Jashtëm, që do të mbahet pas një muaji”, përfundoi Krasniqi.

Shumica e deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës mbështeti anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë me seli në Strasburg.

Për votuan 131 deputetë, kundër ishin 29, kurse 11 abstenuan.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Bajram Begaj ka përshëndetur vendimin e Asamblesë Parlamentare të…