Krasniqi ‘falënderon’ LV-në: ‘Njerëzit servilë kanë humbur si sh*rra e pulës’
11 prill 2024
| 16:47
Milazim Krasniqi, profesor universitar, është një nga kritikët e zëshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, partisë më të madhe në pushtet.
Megjithatë, Krasniqi ka pasur një falënderim për LV-në, të cilin e ka quajtur “falënderim absurd”.
Sipas tij, qëndrimet e orvelliane të LV-së kanë bërë që njerëzit servilë të mos e ftojnë për kafe.
“E kam një falënderim absurd edhe për LV-në: me qëndrimet e saj orveliane, pra, duke mbikëqyrë kush me kënd pi kafe, kush me kënd bën fotografi, kush kujt i bën ‘like’ në ‘FB’, ka bërë të mundur që të largohen prej meje shumë njerëz servilë, të cilët më mërzisnin me kërkesa për kafe e fotografime. Kanë humb si shurra e pulës”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.