Krasniqi falënderon miqtë ndërkombëtarë për rolin vendimtar në lirimin e policëve

26 qershor 2023 | 11:18

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, pas vendimit për lirimin e tre policëve të arrestuar nga Policia e Serbisë, ka falënderuar miqtë ndërkombëtarë, të cilët janë angazhuar dhe kanë luajtur një rol vendimtar në këtë proces.

Krasniqi e ka quajtur lajm të mirë lirimin e Rifat Zekës, Beqir Sefës e Shemsi Mustafës.

“Lirimi i tre policëve nga mbajtja arbitrare në Serbi – Rifat Zekës, Beqir Sefës e Shemsi Mustafës, megjithëse mjaft i vonuar, është lajm i mirë për familjet e tyre dhe për qytetarët e shtetin tonë. Falënderoj të gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë, të cilët u angazhuan dhe luajtën një rol vendimtar në këtë proces. Tani, radha është për shtensionimin e situatës në pjesën veriore të vendit dhe për rikthimin e normalitetit atje, përmes veprimeve të matura dhe të përgjegjshme politike”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Giovanni Pietro Barbano ka marrë detyrën si shef i ri…