Krasniqi: Fëmijët e Vjosa Osmanit kanë nënshtetësi të Australisë, të Albin Kurtit të Norvegjisë
29 shtator 2019
| 00:06
Kandidati për deputet nga PDK-ja, Memli Krasniqi, ka thënë se fëmijët e kandidatëve për Kryeministër, Vjosa Osmani nga LDK dhe Albin Kurti nga Vetëvendosje kanë nënshtetësi të dytë përveç asaj të Kosovës.
“Ne kemi tre kandidatë për Kryeministër. Fëmijët e Vjosa Osmanit kanë nënshtetësi të Australisë, fëmijët e kandidatit tjetër kanë nënshtetësi të Norvegjisë”, ka thënë Krasniqi, njofton “Klan Kosova”.
“Kadri Veseli ua ka prish fëmijëve të tij nënshtetësinë e Zvicrës para 7-8 vjetësh, sepse planifikon që fëmijët e tij të jetojnë këtu”.
“Nuk mund t’i duam fëmijët e tjerëve më shumë se fëmijët tanë. Qysh mund ta duaj Kosovën që nuk e sheh të ardhmen e fëmijëve të vet në Kosovë?”.