Krasniqi: Fermerët e Llapit do ta kenë mbështetjen e MBPZHR-së
Përmes granteve investive, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), ka përkrahur me dhjetëra projekte bujqësore në rajonin e Llapit. Kjo mbështetje do të vazhdojë edhe gjatë këtij viti përmes Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.
Këtë e ka bërë të ditur zëvendësministri i MBPZHR-së, Mevludin Krasniqi, përmes profilit të vet në rrjetin social në “Facebook”, i cili ka njoftuar se sot është takuar me Kryetarin e Shoqatës së Fermerëve të Llapit, Esat Kamerolli, ku me këtë rasat ata kanë vizituar disa ferma të këtij rajoni ku kanë parë për së afërmi punën që bëhet në këto ferma dhe janë njoftuar me sfidat me të cilat përballen këta fermerë në zhvillimin e veprimtarive të tyre bujqësore e blegtorale.
Më poshtë gjeni postimin e plotë të zëvendësministrit Krasniqi:
Bashkë me kryetarin e Shoqatës së Fermerëve të Llapit Esat Kamerolli , sot bashkëbiseduam për nevojat dhe problemet me të cilat përballën fermerët e kesaj ane, bashkë i vizituam edhe disa ferma në këtë rajon!
I vizituam fermat në Llapashticë, Llapashtica Farm dhe fermën e Hamdi Hakiqit dhe në Bradash fermën e Albert Abdullahut, dy ferma të kompletuara me infrastrukturë përcjellëse dhe mekanizëm bujqësor, të cilat janë realizuar falë mbështetjes financiare të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural!
#MBPZHR për Llapin, përmes Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural ka mbështetur me grante investive dhjetëra projekte në sektor të ndryshëm!
I ftojmë të gjithë fermerët që të aplikojnë në projekte, qoftë për Grante Investive qoftë për Pagesa Direkte, MBPZHR është e përkushtuar dhe në mbështetje të tyre!