Krasniqi: Fermerët e vegjël do të mbështeten edhe me 3 milionë euro
Zëvendësministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), Mevludin Krasniqi, ka bërë të ditur se është nënshkruar Programi për Bujqësi dhe Zhvillim Rural-PBZHR 2019!
Sipas tij, përmes Granteve Investive 2019, projektet e fermerëve të Republikës së Kosovës, nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) do të financohen me 20,5 Euro!. “Veç tjerash, për t’u ofruar sa më shumë mundësi një numri më të madh të fermerëve kosovar, edhe me 3 milion Euro do të mbështeten projektet tjera të fermerëve të vegjël!”, ka shkruar ai.
Njoftim i plotë i Krasniqit:
Është nënshkruar Programi për Bujqësi dhe Zhvillim Rural-PBZHR 2019!
Përmes Granteve Investive 2019, projektet e fermerëve të Republikës së Kosovës, nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) do të financohen me 20,5 Euro!
Veç tjerash, për t’u ofruar sa më shumë mundësi një numri më të madh të fermerëve kosovar, edhe me 3 milion Euro do të mbështeten projektet tjera të fermerëve të vegjël!
Shpallja publike e aplikimit për Grante pritet të ndodh së shpejti (brenda 15 dite)!
Për detaje, të interesuarit mund të kontaktojnë me zyrat e AZHB/MBPZHR, por mund të informohen edhe në publikimet zyrtare që gjenden në:
www.azhb-ks.net dhe
www.mbpzhr-ks.net.
(Në foto, buxheti i ndarë për masa dhe nën masa).