Krasniqi fitoi medaljen e bronztë në Hagë
Distria Krasniqi ka shtuar një tjetër medalje në sirtarin e saj, të dytën brenda një jave. Këtë herë, nënkampionia e Evropës fitoi të bronztën në Grand Prixin e xhudos, që po mbahet në Hagë të Holandës. Distria fitoi të bronztën në kategorinë deri 48 kilogramë, derisa në konton e saj shtoi edhe 350 pikë Olimpike, para kjo garë vlen për pikë kualifikuese në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.
Në luftën për të bronztën përmes repesazhit, Distria mposhti kinezen, Yanan Li, për më pak se 20 sekonda. Në përgjithësi, ajo shënoi katër fitore dhe një humbje në çerekfinale nga japonezja, Aya Sakagami.
Akil Gjakova (-73 kg) garon nesër (e shtunë) dhe Loriana Kuka (-78 kg) garon të dielën. Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova nuk kanë marrë pjesë në këtë Grand Prix.